Get graphics at Nackvision.com


Shenime

DROGA

Cilat droga janë shqetësuese?

Për komunitetin drogat më shqetësuese janë drogat psikoaktive sepse ato
veprojnë mbi trurin dhe ndryshojnë mënyrën se si mendon, sillet dhe
ndjehet individi. Ka tre lloje kryesore droge: depresantët, stimuluesit
dhe haluçinogjenët.

Depresantët (Depressants)

> alkooli

> kanabis

> benzodiazepinat (Valium, Serepax, Mogadon, Normison)

> barbituratet

> GHB (Gama-Hidroksibutrat)

> Opiumi (heroina, morfina, kodina, metadoni, petidina)

> Disa tretës dhe thithës

Drogat depresuese nuk shkaktojnë gjithnjë depresion tek përdoruesi. Në
të kundërt, ato ndikojnë tek përqëndrimi dhe koordinimi dhe
ngadalësojnë aftësinë për t’ju përgjigjur situatave të papritura. Kur
merren në sasi të vogla depresantët mund të shkaktojnë çlodhje. Në sasi
të mëdha mund të shkaktojnë humbjen e vetëdijes, të vjella dhe vdekje.

Stimulantët (Stimulants)

Stimulantët e lehtë

> kafeina (në çaj, kafe dhe pijet me kola)

> nikotina (duhani)

> efedrina (përdoret në mjekimet për bronkitin, alergjinë e pranverës dhe astmën)

Stimulantët e fortë

> amfitaminat (shpejtësia, kristali metilik, akulli)

> kokaina

> ekstazia

> tabletat dobësuese (Duromine, Tenuate Dospan, Ponderaks)

> khat

Drogat stimuluese shpejtojnë veprimtarinë e trurit. Si rrjedhim personi
që merr stimulantin ndjehet më i gjallë, i vëmendshëm dhe i sigurt tek
vetja. Ato rritin rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe tensionin
e gjakut. Stimulantët pakësojnë oreksin, zmadhojnë pupilat e syrit,
sjellin pagjumësi, dhe e bëjnë përdoruesin që të
flasëpapushimapotëjetëpaknervoz.

Marrja e sasive të mëdha të stimulantëve shkakton ankth, panik, kriza,
dhimbje koke, dhimbje në stomak, agresivitet dhe paranojë.

Stimulantët e fortë mund të maskojnë disa nga efektet

e depresantëve si për shembull ato të alkoolit.


Haluçinogjenët (Hallucinogens)

> ‘datura’ (bimë)

> Ketamina

> LSD (acid dietilamid lisergi)

> Kërpudhat magjike

> Meskalina (kaktus pejoti)

> PCP

> Kanabis

> Ekstazi

Drogat haluçinogjene shndërrojnë mënyrën se si personi sheh ose
imagjinon që sheh rreth vetes. Personat që marrin haluçinogjenë mund të
shohin apo të dëgjojnë gjëra që nuk ekzistojnë, ose mund të shohin
gjëra të tjetërsuara.

Efekte të tjera të haluçinogjenëve janë zmadhimi i pupilave të syrit,
ikja e oreksit, rritja e lëvizjeve, folje dhe të qeshura të tepruara,
eufori emocionale dhe psikologjike, rritje të të ndjerit mirë,
shtrëngim të nofullave, djersitje, panik, paranojë, humbje të kontaktit
me realitetin, sjellje të çuditshme dhe të paarsyeshme, dhimbje në
stomak dhe përzierje.

Meqënëse efektet e haluçinogjenëve janë të ndryshme është e pamundur që
të parashikohet se si ata mund të ndikojnë tek një njeri apo tek një
tjetër në një kohë të caktuar.

Nuk ka asnjë arsye të caktuar. Shumica e njerëzve i përdorin drogat për
të ndryshuar mënyrën se si ndjehen sepse duan që të ndjehen më mirë ose
thjesht ndryshe. Ata i përdorin drogat sepse besojnë në dobishmërinë e
tyre.

Njerëzit i përdorin drogat për t’u çlodhur, për t’u argëtuar, për t’u
bërë pjesë e shoqërisë, për shkak të kureshtjes, ose për t’i shpëtuar
dhimbjes fizikedhe psikologjike.

Të rinjtë i përdorin drogat për të njëjtat arsye që i përdorin edhe të rriturit.


Si ndikon droga tek një person?

Efektet e një droge të caktuar varen nga një numër faktorësh.

Lloji i drogës që është marrë

Të gjitha drogat ndikojnë në mënyrë të ndryshme tek persona të ndryshëm.

Sa drogë merret dhe sa shpesh merret ajo

Në përgjithësi, sa më e madhe të jetë sasia e drogës që merret aq më i
madh është edhe efekti i saj. Personi mund të vuajë nga mbidoza në se
sasia e marrë është më e madhe se sasia që është në gjendje të
konsumojë trupi.

Si merret droga

Drogat që merren me anë të injeksionit ose thithjes janë më të shpejta
dhe efekti i tyre është më intensiv. Thithja me hundë vjen e dyta nga
shpejtësia e veprimit dhe pas saj vijnë drogat që merren me gojë ose
përtypje dhe këto veprojnë pak më ngadalë.

Karakteristikat fizike

Efekti i drogës ndikohet edhe nga gjatësia, pesha dhe gjinia e
përdoruesit. Intensiteti dhe jetëveprimi i drogës varen edhe nga sasia
e dhjamit në trup, niveli metabolik dhe faza e ciklit menstrual të
femrës.

Humori dhe mjedisi i përdoruesit

Në efektin e drogës një rëndësi të veçantë ka edhe mënyra se si ndjehet
përdoruesi dhe se në cilin mjedis merret droga. Personi ka më shumë
mundësi që t’a shijojë drogën në një ambient social të qetë se sa një
atmosferë të keqe.

Llojet e drogave të tjera që përdoren

Kur drogat përzien edhe efektet e tyre mund të ndryshojnë dhe këto efekte nuk mund të parashikohen.

**************************************************************************************





ALKOOLI

-Problemi i perdorimit te alkoolit sot eshte bere nje nga problemet madhore ne bote, vecanerisht per te rinjte, te cilet sapo dalin nga adoleshenca dhe hyjne ne mjedisin social te te rriturve, bijen ndesh me fenomenin e alkolizmit. Nuk jane te pakta rastet e te rinjve, te cilet gjithnje e me shume jane shtuar edhe ne Shqiperi dhe qe nen efektin e alkoolit behen agresive dhe shfaqin sjellje violente ne shoqeri. Ne shume raste, vetvrasjet apo tentativat per vetvrasje ndodhin pikerisht ne te rinj qe kane rene nen preherin e alkolit. Po keshtu, alkooli sjell gjendje te pa kontrolluara, vecanerisht dhe ne raportet seksuale, por me gjere ai eshte ne origjine te veprave kriminale kur bashkeshoqerohet dhe me drogen. Po keshtu rezultat i perdorimit te teper te alkoolit jane jo vetem aksidentet automobilistike, te cilat jane shtuar ne menyre shqetesuese kohet e fundit (si rezultat i humbjes se sistemit te vigjilences dhe te reflekseve), por dhe margjinalizimi i tyre shoqeror si dhe nje deshtim ne integrimin e tyre ne shoqeri, ne shkolle, ne mjediset profesionale.

-Keshtu, bota e te rinjve reduktohet gjithnje e me shume vetem tek alkooli, i cili, nen efektet qe ka, per pak momente i ben ata te harrojne problemet sociale apo familjare qe ata perjetojne, divorcet e prinderve, jeten gjithnje e me te veshtire, papunesine dhe plage te tjera te nje shoqerie ne tranzicion. Por cfare behet per parandalimin e alkolizmit tek te rinjte ? A eshte e angazhuar shoqeria dhe aq me shume shkolla ne programe qe te vene ne dukje shkaqet teper te demshme te alkoolit jo vetem ne kuadrin social por dhe ate shendetesor, qe te rinjte te kuptojne se alkooli kompromenton gjithe te ardhmen e tyre shendetesore dhe ne fund te fundit vete jeten e tyre.

-Ne disa vende, problemi i alkoolit eshte kthyer ne nje problem kombetar. Ruset jane nder popujt qe vuajne me shume nga alkolizmi. Ne SHBA, 8 milione amerikane jane "dependente” (te varur) nga alkooli, nderkohe qe ne France 4 milione banore kane probleme qe lidhen me perdorimin e alkoolit. Ne kabinetet mjeksore te Frances apo Amerikes, 20-36% e pacienteve te tyre jane persona qe kane probleme me alkoolin. Ja pse laboratore te shumta farmaceutike sot po punojne per prodhimin e ilaceve te reja per te luftuar me mire alkolizmin.

-C’ndodh kur pijme me teprice dhe behemi alkolike ?
Permes zorreve, alkooli shkon ne gjak dhe shperndahet ne te gjithe organizmin, por kryesisht ne tri organe kryesore si ne melci, zemer dhe tru. Eshte melcia ajo qe e transformon gradualisht 95% te alkoolit ndersa 5% qe mbetet transformohet nga mushkeria (permes nxjerrjes se ajrit) apo lekura (permes djerses). Efektet toksike te alkoolit jane shume te njohura : mund te prekne melcia, truri, sistemi nervor, zemra, mushkria por dhe shume organe te tjera, sic eshte sistemi digjestiv, ai i frymemarrjes, etj. Mukozat, stomaku dhe zorret irritohen nga veprimi i forte i alkoolit duke shkaktuar ndjesine e djegjes. Alkooli, si substance psiko-aktive qe eshte, vepron fuqishem ne nivelin e trurit, njelloj sic veprojne dhe kanabisi apo drogat e tjera.

-Truri shqetesohet dhe fillon te funksionoje me ngadalesi, duke pesuar shqetesime te ekuilibrit apo te humbjes se kujteses. Nese alkooli perdoret shpesh, ai fillon te behet i nevojshem per organizmin, ashtu si dhe drogat e ndryshme : pra organizmi e kerkon ate edhe pse ai eshte shkaterrues per te. Por efekti i alkoolit behet me i madh kur ai shoqerohet dhe me ilace kunder pagjumesise, "somnifere” te ndryshem, apo drogat. Efekti e menjehershem i alkoolit te marre me teprice eshte dehja e sistemit levizes (motorik), te ekuilibrit, cenimi i perceptimit dhe te gjykimit. Ekzistojne 3 faza qe shkojne nga euforia deri tek pergjumja :
- Faza e eksitimit - perqindja e alkolemise eshte me pak se 0,7 g/l ne gjak. Personi behet euforik, llafazan dhe mjaft familjar. Nderkohe vigjilenca, perceptimi, kujtesa, akuilibri apo gjykimi jane te prekura.
- Faza e dehjes - perqindja e alkolemise eshte nga 0,7 - 2g/l ne gjak. Personi ka shqetesime te ekuilibrit dhe e ka te veshtire te flase. Kjo eshte periudha e c’rregullimit te sistemit te vigjilences dhe e plogeshtise.
- Faza e pergjumjes - perqindja e alkolemise eshte mbi 2g/l ne gjak. Pas nje periudhe eksitimi, ai bije ne gjume. Nese perqindja eshte mbi 3g/l, i dehuri rrezikon te bjere ne gjendje koma, prandaj ai duhet derguar menjehere ne urgjencen e nje spitali.
Ne fakt, humbja e vigjilences eshte ne qender te rreziqeve qe i kanosen nje personi te dehur. Pas nje gote pije alkoolike, rreziku i nje aksidenti te mundshem shtohet me 3, ndersa pas 3 gotave shtohet ne 10 here.

-Disa studjues te Universitetit te Karolines se Veriut ne SHBA kane percaktuar veprimin cerebral te alkoolit. Per kete qellim ata studjuan dhe bene eksperimente me minjte te cilet u trajtuan me etanol. Nga vezhgimet e bera u vu re se etanoli merrej permes disa receptoreve ne tru te quajtura "NMDA”, te cilat jane kyce ne trasmetimin e flukseve nervore ne tru. " Receptoret "NMDA” aktivizojne rajonet cerebrale qe kontrollojne komportimentet tona, menyren e te sjellurit dhe te vepruarit, por ne fakt alkooli e pengon kete aktivizim” - thote dr. Helene Ollat e sherbimit neurologjik te spitalit francez Lariboisiere te Parisit dhe presidente e "Shoqates Neuro-Psycho-Pharamacologie”.
Dehja eshte shkak i 40% te vdekjeve ne aksidentet automobilistike ; ne rreth 30% ajo sjell plagosjet ne keto aksidente, ndersa rreziqet jane ne nje perqindje shume te madhe per vdekjet nga djegiet, hipotermite, rrezimet nga lartesia apo 50-60% si shkak ne veprimet kriminale dhe vrasjet.

Alkoli - Shkaktari i rendesishem i kancereve

-Goja, gryka, ezofagu, jane disa nga organet qe pershkon alkooli per tu futur ne organizem dhe shpesh keto organe persojne demtime qe kthehen ne kancer, kur abuzimi me alkoolin eshte i madh. Ne France, p.sh. nje ankete e koheve te fundit tregonte se shkaktar ne 10 mije njerez te vdekur nga kanceret ishte alkooli. Por cilat jane ne fakt rreziqet e alkoolit.

-Ne teresi alkooli eshte pergjegjes ne 7% te te gjithe kancereve. Ai shkakton kancer vecanerisht ne rruget aero-digjestive si ne goje, gryke, ezofag, etj. Por sigurisht demtimi me i madh i behet melcise, pasi alkooli eshte nje lloj helmi per te. Tek ata qe nuk pijne duhan por qe pijne shume alkool rreziku i kancerit eshte 10 here me i larte se ata qe nuk e frekuentojne alkoolin si ata. Kurse kur kjo shoqerohet dhe me pirjen e duhanit, ky rrezik shtohet ne 40 here me shume. Ne fakt, kanceret e gojes vijne si pasoje e nje bashkepunimi te alkoolit me duhanin. Ne kanceret e ezofagut, mesatarisht alkooli shumefishon 3 here rreziqet. Me shume se gjysma e vdekjeve te njerezve nga kanceri i ezofagut tek burrat eshte si rezultat i perdorimit te tepert te alkoolit. Kanceri i melcise eshte bere nje kancer i zakonshem si shkak i teprise se alkoolit. Fillimisht pacienti semuret nga ciroza, e cila ne shumicen e rasteve kthehet ne kancer.

-Kanceri i gjirit : rreziku shumefishohet me 1,2 here ne rast te pirjes se alkoolit. Studimet e fundit tregojne per influencen e alkoolit ne shkaktimin e nje kanceri ne gji. "Sidoqofte, alkooli sjell nje vdekje te parakoheshme tek njerezit, kur ai perdoret me teprice”, - thote dr. Patrick Fouilland, alkoolog i Federates Franceze te Alkologjise. Dhe ky lloj kanceri prek ne vecanti personat e moshes 45-64 vjec. Perballe nje rreziku kaq te madh per shendetin e njeriut, kuptohet se sa rendesi ka lufta per parandalimin e perdorimit te alkoolit ne menyre abuzive.

-Persa i perket rreziqeve per nje "demence senile” (budallallepsjeje), jo te gjitha alkolet veprojne njelloj. Duket se birra ka nje efekt te ndryshem nga ai i veres. Nga nje studim i bere nga nje grup studiuesish ne Kopenhage me 2000 persona, lidhur me frekuencen e pirjes se alkoolit, kur ata u pyeten serrish pas 15 vjetesh, pra ne moshen 65 vjecare, rezultoi se ata qe pinin birre (te alkolizuar), qofte dhe normalisht, ishin dy here me te rrezikuar per nje c’rregullim mental se sa ata qe nuk pinin fare, ndersa ata qe pinin vere, kishin 3 here me pak shanse te prekeshin nga nje lloj semundjeje e tille.

Alkoli - Nje rrezik teper i madh, per grate shtatzena!

Kohet e fundit, ne shume vende te Evropes se Bashkuar jane ndermare fushata propagandistike e mediatike lidhur me rrezikun qe ka perdorimi i alkoolit vecanerisht tek grate shtatzena : "Zero alkool per grate shtatzena !” - Kjo eshte parulla e ketyre fushatave. Ne fakt, sic kane treguar dhe studimet me te fundit shkencore, nje perdorim i perditshem i alkoolit edhe ne doza te ulta, tek nje grua shtatzene sjell probleme te medha ne fetusin e saj (beben ne bark) si dhe shkakton nje lindje te parakoheshme. Alkooli i marre gjate shtatzenise vepron fuqishem mbi zhvillimin e vete fetusit si dhe keqformimin e tij. Ja pse shume femije qe lindin nga gra alkolike jane femije me zhvillim te vonuar dhe me shqetesime psikike dhe te komportimit te tyre. Shpesh ata kane anomali faciale, deformime te kafkes apo encefalit dhe fryrje te kokes. Por sigurisht demtimet jane te shumta ne sistemin nervor qendror, duke bere qe shkaku i pare jo gjenetik i handikapeve mendore te jete pikerisht perdorimi i alkoolit gjate shtatzenise.

Alkooli dhe krijimi i gjendjes së dehjes

Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e të dehurit, në të cilën sistemi nervor qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme apo të pavullnetshme të personit në fjalë. Por dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë. Është vërtetuar se për çdo 1 litër alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, të parikthyeshme të trurit. Kështu që përdorues kronikë të alkoolit, me kohë e çojnë personin drejt demencës (skizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor (matufjepsjes) etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trupit, po ashtu si edhe duhani. Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike rrezikon për pankreatit akut që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës së personit në fjalë.

Femrat dhe demet qe sjell alkooli

Është e vërtetuar shkencërisht se për shkak të fiziologjisë së tyre, femrat dëmtohen shumë më shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëz që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndjejnë asgjë, papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi cerotike ose kanë shqetësime të lehta që nuk ia vënë veshin, por fort mirë ato bëjnë puthjen e parë me vdekjen. Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve. Është vërtetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë predispozon për dëmtime të sigurta të pankreasit.
*******************************************************************************************


                                                                Stresi

Stresi është i pashmangshëm në jetë. Ndërkohë ju nuk mund ta keni menduar por stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës.

Mund të dobësoni efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo dhe duke mësuar aftësitë manaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit jane të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ju mund të provoni disa metoda, dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet. Ja disa teknika qetësuese:

Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimt të stresit:

*Shkruaj: Diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Mbajtja e një ditari nuk është vetëm prakikë e adoleshentëve.
*Shpreh ndjenjat: Bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë normale për të qenë pastaj i qetë.
*Bëj diçka që të kënaq : Një hob ose aktivitet që mbush kohën e lirë mund t’ju ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve ju ndihmojnë të dobësoni stresin.
*Qendra relaksimi: Këtu përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze.
*Aktivitete që njihen pak : Të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe rri me njerëz që dinë të bëjnë humor.

E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj. Ja disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm:

*Manaxho kohën: Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë.
*Strategjitë për të përballuar: Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes ndikuar nga stresi dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.
* Krijo një stil jete: Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan, dhe limito sa të mundesh konsumin e alkolit.
* Mbaj afër miq të mirë: Njrëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që I mbështet janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
* Ndrysho mënyrën e të menduarit: Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar, dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin .

Por stresi mund të jetë i pakalueshëm. Ndërkohë që mund t’ju vijë në ndihmë një mik ose familjar ju mund të kërkoni këshillën ë e një profesionisti.
Si mund ta përcaktoj shkallën e stresit tim?

Shkalla e stresit tuaj mund të jetë dhe një tipar gjenetik i trashëguar., sa të mbështetur ndiheni nga familja dhe miqtë, eksperiencat e mëparshme, përballja me streset, dhe aftësia juaj për ta përballuar apo për t’u kthyer mbrapa. Çfarë është shumë stresuese për një person ndoshta nuk mund të jetë për një tjetër. Shkalla e stresit tuaj në ndonjë situatë varet se sa ju e nuhasni atë dhe sa zgjat më vonë.

Shumë njerëz kanë mësuar se si të silllen me stresin e tyre më mirë se të tjerët. Nëse keni dyshim për daljen nga gjendja e stresit, ju duhet të mësoni mënyra më të mira për t’u shëruar.

Ndryshimet që mund të ndodhin në jetë, si humbja e një njeriu të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës janë disa shkaqe për t’u ndier të stresuar por përgjithësisht kohëzgjatja varet nga vetë ju.
Sa ndikim ka stresi tek unë?


Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Dhe dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjithë këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhënie me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen normale. Por pak stres është normal, madje i nevojshëm për të patur një jetë të ndryshueshme dhe interesante. Përgjigjja ndaj stresit mund të jetë i dobishëm kur reaksioni i shpejtë ndaj tij bëhet i dobishëm. Prapseprapë , mund të vështirësojë aftësinë tuaj për t’i dalë ballë detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerëzit që ju rrethojnë. Në qoftë se ju ndiheni të shtypur nga një gjendje mbistresante për një periudhë të shkurtër kohe ju mund të filloni të ndiheni të dobët dhe të shfaqni probleme shëndetësore. Lajmi i mirë është se mund të gjeni rrugë, që ju shpien drejt indiferencës dhe shpenzimin e kohës me të tjera plane që nuk ju lënë të mendoni rreth stresit.
********************************************************************************************

Mbipesha dhe roli i mikrobeve

Mikrobet janë bashkëudhëtarët më të herëshëm të njeriut. Në fazat e para të evolucionit, prania e tyre në organizëm ka ndihmuar për ruajtjen e energjisë në formë dhjami. Por shkencëtarët thonë se në epokën bashkëkohore të ushqimeve me kalori të lartë, këto mikrobe duket se nuk i sjellin njeriut ndonjë të mirë.

Një grup shkencëtarësh biologë në Saint Luis të Minesotës mendojnë se mbipesha shkaktohet nga bashkëpunimi midis organizmit dhe baktereve. Ata thonë se gjenet e mikrobeve jo vetëm ndikojnë në ruajtjen e kalorive por edhe zgjedhin se cilat kalori të ruajnë dhe mbajnë ato kalori që depozitohen në dhjam.

Kur njeriu ha, ai nuk ushqen vetëm veten e tij. Ai ushqen edhe bakteret e zorrëve. Biologu Xhef Gordon thotë se bakteret në zorë e marrin energjinë nga ushqimi ynë dhe numri i tyre në organizëm është 10 herë më i madh sesa ai i qelizave.

Doktor Gordon thotë se njeriu kurrë nuk ha vetëm. Një komunitet i madh mikrobesh përfiton nga ushqimi i tij dhe një nga mënyrat e bashkë-ekzistencës së organizmit me mikrobet është bashkëpunimi dhe shkëmbimi, në këtë rast shkëmbimi i vlerave ushqimore

Doktor Gordon dhe ekipi i tij pranë universitetit Uashington në Saint Luisi kanë gjetur të dhëna se ky bashkëpunim midis mikrobeve dhe organizmit mund të sjellë si rezultat mbipeshën. Në studimin e tyre thuhet se tek minjtë në laborator, prej të cilëve u hoq një grup mikrobesh të caktuara, nuk u vunë re shenja të dhjamosjes pavarësisht nga lloji apo sasia e ushqimit.

Doktor Gordon thotë se minjtë pa këto mikrobe u treguan rezistent ndaj mbipeshës që krijohet si rezultat i niveleve të larta të yndyrnave dhe sheqerit.

Shkencëtarët zbuluan se minjtë mbi peshë kanë më shumë baktere të një lloji të veçantë, ndërsa minjtë në peshë normale kanë më shumë baktere të një lloji tjetër. Shkencëtarët gjithashtu kontrolluan edhe një numër njerëzish dhe nxorrën të njëjtat rezultate, dhe ashtu si tek minjtë, kur analizuan gjenet e mikrobeve panë se ato jo vetëm ndikojnë në ruajtjen e kalorive por edhe zgjedhin se cilat kalori të ruajnë dhe mbajnë ato kalori që depozitohen në dhjam.

Doktor Gordon thotë se është tepër herët të thuhet në se mbipesha shkaktohet nga ndryshimet në mikrobet e zorrëve apo këto ndryshime shkaktohen nga mbipesha. Megjithatë, duke kuptuar e njohur më mirë marrëdhëniet midis mikrobeve dhe organizmit, shkencëtarët ka gjasa të thonë më saktë fjalën e tyre për zhvillimin e mënyrave të reja për të trajtuar mbipeshën.
*******************************************************************************************


Shkaktar i mbipeshës, ushqimi me kalori të lartë

Dihet se shumë amerikanë sot vuajnë nga mbipesha e tepërt dhe sipas eksertëve, një nga arsyet është se shumë restorante ofrojnë ushqime me kalori të lartë.

Statistikat tregojnë se ushqimi i restoranteve përmban më shumë kalori se sa mendohet. Në një restorant të Çikagos, këta klientë as që e dinë se sa kalori përmban pica që hanë. Njëri thotë 800 kalori tjetri 600. Në fakt një picë e zakonëshme përmban 2060 kalori ose njësoj sa 19 akullore.

Madje edhe disa ushqime që mendohet të jenë të jenë deri diku të shëndetëshme, si për shembull pastiçe me brokolli, apo mish pule me djathë, vetëm një racion i tillë përmban 2000 kalori, po aq kalori sa ndodhen në dy biftekë të shoqëruar me dy patate të pjekura dhe dy sallata.

Në disa restorante të Çikagos ofrohen 30 lloj ushqimesh me kalori të ulët. Ndërsa në ndonjë restorant të thonë se përmbajtja e kalorive në ushqimet që shërbehen nuk është diçka e fshehtë. Lista me të dhënat mbi sasinë e kalorive vendosen tani në hyrje të restorantit.

Por Qendra për Shkencë në Interes të Publikut kërkon që klientët të njihen me rrezikun apo pasojat e ushqimeve me kalori të lartë.Xhein Hurli e kësaj qëndre thotë se etiketat me të dhëna rreth sasisë së kalorive në ushqimin e restoranteve duhet të jetë të dukëshme e të sakta njësoj si ato në etiketat që përdorin dyqanet ushqimeve, si dhe të pasqyrohen në menutë e ushqimeve krahas çmimit të tyre. Ky grup po kërkon me këmbëngulje që qeveritë e shteteve dhe ajo federale të vendosin rregulla që pasqyrimi i sasisë së kalorive në ushqime të bëhet i detyrueshëm për çdo restorant.
*******************************************************************************************

Strategji për menaxhimin e konfliktit të përditshëm

Ne jetojmë me mundësi të pareshtura të konfliktit ditor. Ne hyjmë në konflikte pa dëshirë, me kujdes, të zëmëruar, nervoz, të sigurt – dhe dalim prej tyre të mundur, të rraskapitur, të pikëlluar, të kënaqur, ngadhënjimtar. Dhe ende shume prej neve i nënçmojmë ose i mbivlerësojmë meritat e konfliktit – mundësinë (shansin) që konflikti ofron çdo herë që ndodhë.

Të fillojmë këtë diskutim me dy parakushte: së pari konflikti është i zakonshëm. Mund të mos na pëlqejë, por është pjesë e jetës dhe kjo nuk do të ndryshojë. Së dyti, nuk është e domosdoshme që t’i shmangemi konfliktit; në fakt ai mund të tregohet tejet produktiv. Konflikti tregon prezencën e pikëpamjeve të ndryshme, që në përleshje apo pajtim mund të nxisë krijimtarinë, rritjen e papritur të produktivitetit si dhe forcimin e marrëdhënieve. Shumica prej nesh përjetojmë raste të shumta të konfliktit. Duke filluar nga sofra e mëngjesit deri në dhomë të fjetjes, qindra gjëra të vogla mund te çojnë drejt mospajtimit dhe për arsye te ndryshme, shumica e te cilave janë të natyrshme dhe të paevitueshme.

Shprehitë dhe besimet Në marrëdhëniet tona ne sjellim grumbullin e çdo gjëje që e kemi mësuar ndonjëherë – të gjitha shprehitë tona, të gjitha pikëpamjet dhe besimet që i kemi zhvilluar për ne, njerëzit e tjerë, politikat, fetë, mënyrën e të jetuarit, sjelljen e mirë dhe mënyrën e “drejtë” për të bërë çdo gjë duke filluar nga të veshurit tonë në mëngjes e deri te formimi i psikikës jetësore të fëmijëve tanë. E gjithë kjo larmi, duke përfshirë dallimet racore, kulturore dhe gjinore nënkuptojnë se ne do te shtyhemi, goditemi apo përplasemi me njëri-tjetrin kohë pas kohe.

Resurset e kufizuara, luftërat dhe ndryshimet

Nëse është një biskotë dhe dy fëmijë e duan atë, nëse fondet janë të kufizuara ndërsa programet për t’i harxhuar ato të shumta, nëse është vetëm një gradim dhe tre persona mendojnë që e kanë merituar – konflikt! E njëjta gjë vlen për dhunimin e pronës së njëri-tjetrit, pasurive, famës apo hapësirës. Dhe kur dikush thotë se ne duhet të ndryshojmë, ose fillon të bëjë ndryshime pa pajtimin tonë, ne përgjigjemi me çdo gjë, duke filluar nga agresioni pasiv e deri të rezistenca e hapur.

Reagimi ndaj konfliktit

Shumica prej nesh kemi “stilet” e konfliktit – një apo dy mënyra të preferuara të reagimit ne situatë konfliktuoze. Mirëpo ne mund të reagojmë ndryshe ndaj njerëzve të ndryshëm. Në pjesën me të madhe, stilet janë përgjigje të kushtëzuara e jo zgjidhje të vetëdijshme. Ato mësohen herët në jetë dhe përforcohen çdo herë që shpaguhen duke na nxjerrë nga situatat, duke ndjell simpati, duke harmonizuar ndjenjën e kontrollit, etj. Çështja është që me stil ne zakonisht nuk mendojmë apo planifikojmë, “Në rregull, tani do ta shpërthej mllefin tim për ta tërhequr vëmendjen dhe për ta ngritur veten në një force qe do të ballafaqohet me konfliktin”. Një reagm të tillë nuk e planifikojmë, ai është spontan. Ne vetëm reagojmë.

Kur stili bëhet strategji (dhe anasjelltas)

Strategjia është sjellje (apo varg sjelljesh) e zgjedhur me vetëdije. Ndryshe nga stili (reagim rutinor) strategjia ka qëllim. Sjellja e njëjtë – psh. të shmangurit – mund të jete strategji apo stil, varësisht se a shmangemi për shkak së ajo është zgjidhja me e mirë në kohën e caktuar apo për shkak së të shmangurit është gjithmonë zgjedhja e jonë. Kur përdoren pa vetëdije edhe sjelljet me të ndërlikuara konfliktuoze e humbasin statusin e tyre të strategjisë.Kur kemi të bëjmë me situatë të ngarkuar emocionale, drejtuesi efektiv i konfliktit do të tentoj ta merr në kontroll situatën në mënyrë që të merret me situatën racionalist dhe objektivisht. Varësisht nga natyra e konfliktit, shkalla në të cilën është konflikti dhe fakti se a është qëllimi që konflikti të përshkallëzohet, zvogëlohet apo të zbutet, strategjitë e ndryshme kanë shkallë të ndryshme të përfitimit. Përzgjedhja e strategjisë më të dobishme është shkencë e menaxhimit të konfliktit; të zbatuarit e shkathtë është art.

Si të bëhemi të mirë në konflikt

Kur të bëni zgjedhjen e strategjisë së konfliktit keni parasysh se edhe partneri juaj në konflikt vepron sipas një strategjie. Sa më herët që të jetë e mundur, mundohuni të kuptoni nëse personi tjetër e kontrollon sjelljen e tij dhe se a ka sado pak fleksibilitet në mënyrën se si përgjigjet apo thjesht ai reagon si gjithmonë në situata të këtilla konfliktuoze. Nëse ai çirret apo kërcënon apo ju neverit për shkak së ky është stili i tij, atëherë ju duhet të punoni më shume për të arritur një zgjedhje frytdhënëse por në të njëjtën kohë ju do të jeni në përparësi. Nëse, në anën tjetër keni punë me një partner të shkathtë, përgatituni për një manovrim shumë kreativ të strategjive. Kur partneri mundohet të shmanget nga situata apo ta dominoje atë, mundohuni të kuptoni se çfarë tenton ai të përfitoje dhe si mendon ai të reagoj.

Komunikimi

Para se flasim për dhjetë strategjitë e konfliktit do të flasim për një faktor të rëndësishëm për të menaxhuar konfliktin dhe që është parakusht për të zbatuar dhjetë strategjitë që do të ceken më poshtë: komunikimi. Studiuesit mendojnë se faktor kyç dhe parakusht për komunikimin e palëve është besimi. Ai i shtyn palët të tregohen të hapur, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë. Mungesa e besimit e vështirëson komunikimin dhe e pengon marrëveshjen. Kur të keni ndonjë mospajtim me dikë, mos lejo që mosmarrëveshja të shkallëzohet; menjëherë ulu dhe në vetmi mendo rreth problemit. Definoje natyrën e problemit, pastaj dëgjo palën tjetër se ç’ka për të thënë dhe shkëmbeji me të pikëpamjet e tua. Studio të gjitha zgjedhjet e propozuara dhe zgjedhe më të mirën për zgjedhjen e problemit. Poqë se ke ndonjë hall, mund t’ia bësh të ditur këtë hall shokut në të cilin ke besim. Të shkëmbesh me të mendimet dhe pikëpamjet, kështu që përmes kësaj shprehie të zgjerosh dituritë dhe të të zbulosh turli ide të reja nga të cilat do të keshë dobi gjithnjë. Është e rëndësishme që assesi të mos shkëputet komunikimi dhe dialogu, sepse në këtë mënyrë konflikti vetm se do të përshkallëzohej.Për të kuptuar rrezikun e ndërprerjes së komunikimit dhe rolin e besimit në komunikim mund të marrim rastet kur fëmijët adoleshentë humbasin besimin te prindërit, për shkak se ata gjithnjë u kundërvihen dëshirave dhe mendimeve të tyre. Për këtë, dhe për shkaqe të tjera (si për shembull tabuizimi i temave të caktuara, niveli i njëanshëm i bisedës prind-fëmijë etj.) ndërpritet komunikimi i vërtetë dhe adoleshenti gjen besimin te shoqëria e cila jo radhë mund të jetë një faktor që e çon atë te punët e kota dhe të këqija. Me këtë rast këshillat e prindërve me qëllim të përudhje së fëmijës së tyre le që nuk lënë kurrfarë mbrese tek ai, por edhe mund të merren për të keq, sepe “prindërit nuk i kuptojnë dëshirat dhe hallet e tij, ata as që ndalen ta dëgjojnë se ç’ka për të thënë”, ose me fjalë të tjera fëmijët humbasin besimin te prindërit e tyre. Prandaj, është e dobishme që prindërit t’u japin hapësirë fëmijëve të tyre për t’u shprehur, t’i mirëkuptojnë dhe assesi të mos e ndërpresin apo ta prishin komunikimin. Mënyra e komunikimit. Në rezultatin e konfliktit ndikon edhe mënyra se si komunikojnë palët, se si ia shprehin ndjenjat dhe emocionet e tyre njëri-tjetrit. Kur kundërshtarët sqarojnë pozitat e tyre dhe marrin parasysh pikëpamjet e njeri-tjetrit, ato arrijnë të merren vesh dhe ta kuptojnë saktë njëri-tjetrin. Si rregull çiftet që komunikojnë shqetësimet e tyre hapur dhe drejtpërdrejt kanë martesë të lumtur.

Dhjetë strategjitë e konfliktit

Këtu janë dhënë dhjetë strategji që mund të përdoren në konflikt për të sjellur rezultate te dëshiruara.

1. Braktisja
2. Shmangia
3. Dominimi
4. Detyrimi
5. Kërkimi i ndihmës
6. Humori
7. Shtyrja
8. Kompromisi
9. Integrimi
10. Bashkëpunimi/Zgjedhja e problemit

T’i shqyrtojmë së pari detajisht tri të parat.Nga ajo që u tha për stilin dhe strategjinë u pa se stili i konfliktit është mënyra refleksive dhe e zakonshme e reagimit ne konflikt, ndërsa strategjia është një veprim (apo varg veprimesh) i zgjedhur me vetëdije për shkak të aftësisë së arritjes se rezultatit te dëshiruar. Pothuaj cdokush e ka stilin e preferuar te konfliktit. Ne vend se te jeshë rob i stilit, tento ta rritesh repertorin e sjelljeve ne konflikt. Jepi vetes disa zgjidhje. Këto seri do t’i vlerësojnë gjithsej dhjetë strategji konflikti. Këtu janë tri të parat:

1. Braktisja

Braktisja e konfliktit do te thotë, fjalë për fjalë apo figurativisht, largim nga ai. Disa konflikte rezultojnë ne dyluftim te pakuptimte me pak apo pa pasoja fare, qoftë të mira apo të këqia. Thjesht nuk ia vlen të shpenzohet kohë dhe energji për to. Aq me shume nëse je pakicë, ndihesh fizikisht i kërcënuar, apo ndodhesh në mes të konfliktit të dikujt tjetër dhe për arsye personale, profesionale dhe etike nuk dëshiron të marrësh pjesë, atëherë braktisja është me gjasë zgjedhja me e mirë.

Ç’të thuash: Nuk ka nevoje për arsyetime apo fjalime. Mund te thuash diçka te tille: Mjafton kaq për mua, Arben – grindja nuk është në listën e gjerave që do t’i bej sot. Apo: Ore, nuk ia vlen te grindemi – le ta harrojmë këtë çështje.

2. Shmangia

Të shmangurit është njëra nga strategjitë më të rendomta për ta përballuar konfliktin apo konfliktin e mundshëm. Shmangia nga konflikti nuk do te thotë se ti je një burracak – përveç nëse e bën këtë gjate gjithe kohes. Shmangia është një strategji legjitime kur ke nevoje për t’u qetesuar, kur nuk ka përfitim nga situata konfrontuese, kur fuqia është dukshëm e pabarabartë, kur dëshiron të distancohesh nga personi tjetër apo kur të duhet kohë për t’u pregatitur. Shmangia e blen kohën. Përdore kohën mençur kur e ke ne disponim. Për shembull, nëse e shtyn takimin, shko menjëherë në punë, përgatitu dhe riplanifiko.

Ç’të thuash: Mos u zhduk! Prano se konflikti ekziston dhe mirato haptas ndjenjat e personit tjetër para se të tërhiqesh. Për shembull mund të thuash: E shoh se je i brengosur për këtë, por për fat të keq kam një obligim tjetër tani. Të flasim nesër – apo – më duhet t’i shikoj faktet. A mund të takoj ketë pasdite?

3. Dominimi

Dominimi është një strategji e dobishme kur duhet te merret vendim i shpejte apo kur çështja është relativisht e parëndësishme. Dominimi zakonisht ka orientim fuqie dhe zbatohet me force. Aftësia për ta marre kontrollin mund te jetë mjaft e dobishme në rast se personi tjetër nuk ka dijeni dhe ekspertize te duhur, dhe kundërshtari yt është i lehtësuar meqë ti mund t’i ofrosh zgjidhje. Mos tento të dominosh shumë shpesh. Dominimi është i dobishëm vetëm përderisa “drejtësia dhe forca” janë në anën tënde.

Çfarë të thuash: Kjo strategji nuk do duhej zbatuar me ngurrim apo frikë. Bëhu kategorik. Për shembull thuaj: I kuptoj brengat e tua. Tani dëgjo me kujdes vlerësimin tim – Unë e di se çfarë po flas, – apo – Kjo që ndodh tani është e tepërt. Vepro sikurse të këshillova, dhe çdo gjë do të jetë në rregull. Tri strategjitë e konfliktit që u shqyrtuan më lartë (braktisja, shmangia dhe dominimi) ishin strategji të bashkëpunimit të ulët. Nuk ke nevoje për pajtim nga ana e kundërshtarit për t’i ikur konfliktit apo për t’u fshehur nga ai. Nuk duhet bere shume për ta kontrolluar konfliktin, përveç nëse nuk ke fuqi te mjaftueshme, me ç’rast me gjasë nuk do të duhej tentuar te dominosh fare. Tri strategjitë që kërkojnë më shume pjesëmarrje të personit tjetër: detyrimi, kërkimi i ndihmës dhe përdorimi i humorit, e ngrenë shkallën e bashkëpunimit.

4. Detyrimi

Detyrimi përdoret me qëllim të ngritjes së personit tjetër, duke mundësuar që ai të ndihet më mirë në lidhje me situatën. Me detyrim i minimizoni dallimet mes teje dhe kundershtarit. Është mënyre e kërkimit të gjërave të përbashkëta. Detyrimi kërkon që t’a dorëzoni fuqinë dhe kjo, duke supozuar se ke mjaftë, mund ta ndërtoje vetëbesimin. Nëse jeni të sigurtë ne pozitën tuaj, detyrimi pothuaj bëhet një lloj delegimi.

Çfarë të thuash: Mbështetu, çlodhu dhe me vetëbesim dorëzoi frerët, duke e bere te qarte se kete e ben me vetedeshire e jo me detyrim. Për shembull, thuaj: Nuk jam specialist ne këtë lemi. Çfarë ti mendon që duhet bërë? — apo — Kam një mori kërkesash të tjera tani, por mendoj se kjo çeshtje është shumë e rëndësishme. Kam besim të plotë që ti mund japesh një alternative që do te hynte ne pune.

5. Kërkimi i ndihmës/Ndërmjetësimi apo arbitrimi

Gjithashtu e quajtur “ndërhyrje kërkimore”, kjo strategji perfshin thirrjen e një pale të tretë për të vepruar si ndërmjetësues konflikti. Ndonjëhere konflikti nuk mund te zgjidhet vetëm me pjesëmarrjen e personave që kanë mosmarrëveshje. Nëse dallimi në aftësi është në disfavor të cilësdo palë, nëse emocionet janë te sterngarkuara, nëse barriera gjuhësore është e pranishme apo nëse kundërshtari juaj nuk bashkepunon fare, mbase duhet te kërkoni ndihmë. Ndërmjetesimi është gjithmonë i duhur nëse kundërshtari kërcënon të hakmerret ne çfarëdo mënyre ndaj jush. Disa konflikte janë shumë komplekse e të ndërlikuara, interesat që përplasen janë ekstreme sa që është e pamundur zgjedhja e lehtë e tyre. Prandaj, të dyja palët pranojnë arbitrimin duke zgjedhur një ndërmjetës ose një palë të tretë që të imponojë një zgjidhje. Për të dyja palët është më e lehtë t’i bëjnë lëshime ndërmjetësuesit, se në këtë rast ata nuk do të detyroheshin nga kundërshtari, por nga një palë asnjanëse që nuk ka përfitim të drejtpërdrejtë në këtë konflikt. Kjo teknikë i kërkon çdo pale që të deklarojë qëllimet pajtuese. Duke i bërë ato reciproke, iniciatori i shtyn palët që të ndërmarrin disa veprime pajtuese në nivele fillestare. Ndërmjetësuesit ndihmojnë për të zgjedhur konfliktin duke lehtësuar komunikimin. Detyra e parë e tyre është t’i ndihmojnë palët që ta rimendojnë konfliktin dhe të marrin informacion për interesat e palës tjetër. Ndërhyrja familjare shpeshherë nënkupton ndërmjetësim formal në divorc dhe shpeshherë i referohet kujdestarisë së fëmijës. Ndërhyrja familjare gjithashtu mund të jetë mjet i çmuar për të ruajtur familjet e pacenuara dhe për të përmirësuar jetën e familjes së zgjeruar. Ekzistojnë shumë çështje të bindshme se mjeshtëritë e ndërhyrjes mund të përmirësojnë jetën familjare. Deri në këtë pikë të historisë nevoja më e madhe për palën formale neutrale ndodh në divorc apo në situatat para divorcit. Këtu do të flasim për ndërmjetësimin si një teknikë jetësore familjare dhe si një metodë për të ruajtur familjet nga dëmi dhe si metodë për t’u marrë me çështjet që dalin në divorc apo ndarje. Këto teknika duhet t’i aplikojnë këshilltarët, priftërinjtë, gjykatësit dhe personat në profesione të tjera ndihmëse si dhe personat që përgatiten për karrierë si neutralë.

Çfarë të thuash: Meqë nuk mund ta fshehësh ndërmjetësuesin në valixhe, qasja e çilter dhe kategorike është me e preferuara. Thuaj dic te tille: Mendoj qe duhet të kërkojmë nga pala e tretë të ulet mes nesh për ta zgjidhur këtë çështje – apo – Kam kërkuar nga Besa të na bashkangjitet sot, për shkak se une mendoj qe ajo mund te na ndihmoj për ta zgjidhur këtë çështje. Je dakord me këtë?

6. Përdorimi i humorit

Përdorimi i humorit për zbutjen e konfliktit mund te jete i dobishëm sidomos nëse ju dhe kundërshtari jeni te barabarte, apo konflikti nuk është tepër serioz. Humori mund të shkaktojë që e tërë situata të vështrohet nga një kënd zbavitës, apo në përgjithësi shkakton lehtësimin e situatës.

Çfarë të thuhet: Shakatë nuk duhet të jenë të rastësishme. Humori qe nuk ka te bëjë me situatën mund te shkaktoj armiqësi te personi tjetër dhe efekt të kundërt nga ai që ti e dëshiron.

7. Shtyrja

Shtyrja është lënia për nesër e çështjes me te cilën as ju e as personi tjetër nuk jeni te gatshëm te merreni sot. Dallon nga shmangia për faktin që shtyrja është lloj i marrëveshjes paraprake e nivelit të ulët. Aftësia e arritjes së marrëveshjes së përbashkët për të lënë konfliktin deri sa të qetësohen palët, të pushojnë apo përderisa te mblidhen faktet, kërkon kontroll dhe shkathtësi .Shtyrja është një strategji e jo një rrugëdalje, andaj para se te ndaheni përcaktoni kohën dhe vendin e kontaktit tuaj të ardhshëm.

Çfarë te thuash: Shtyrja kërkon marrëveshje, prandaj thuaj diçka të tillë si: Thjesht nuk jam i gatshëm për këtë çështje tani, po ti? – apo – Kujtoj se që të dytë jemi tejet të shqetësuar për të qenë efikas. Të flasim te premten, pas disa ditësh qetësimi.

8. Kompromisi/Ujdia

Në shumë raste kur kërkon shumë, merr më shumë. Por, në çoftë se kërkesa këmbëngulëse zgjat shumë dhe nuk lëshon pe, atëherë mundësia e konfliktit bëhet realitet. Vetëm duke toleruar kërkesat e njëri-tjetrit mund të arrihet te një marrëveshje e drejtpërdrejtë. Kjo është strategji e “mesit të rrugës”, e cila e nxitë secilin të flas lidhur me çështjet duke i vendosur palët më afër njëra tjetrës si dhe zgjidhjes se çështjes. Në kompromis, çdo person ka për të dhënë dhe marrë diçka. Kompromisi është më efektiv kur çështjet janë komplekse dhe fuqia e balancuar. Kompromisi mund të zgjedhet atëherë kur metodat tjera dështojnë dhe kur ti dhe kundërshtari keni pozita jo këmbëngulëse, dhe pranoni lëshime të dyanshme. Kjo pothuaj gjithmonë nënkupton dhënien e ndonjë gjëje për ta marrë pjesën të cilën e do. Negociatat dhe pazarllëqet janë shkathtësi komplementare.
Çfarë te thuhet: Nise fazen e negociatave duke thënë kështu: Është e qartë se kemi mendime të ndryshme. Cila është oferta e fundit? – apo – Duhet të lëshojmë pe në diçka për ta zgjidhur çështjen. Të shohim se çfarë mund të bëjmë.Një nga pengesat më të mëdha të zgjidhjes frytdhënëse të konfliktit qëndron në faktin qe njerëzit nuk thonë atë qe mendojnë apo atë qe me të vërtetë ndjejnë.Ja një shembull tipik:“Dukesh e shqetësuar, zemër. Çfarë ka ndodhur?”“Asgjë, vetëm jam e lodhur.”“Je akoma e zemëruar me mua për shkak se u vonova këtë pasdite?”Qetësi.“Thashë se me vjen keq”.“Nuk dua të flas për këtë. Ka kaluar, në rregull?”Refuzimi për ta pranuar konfliktin nuk e largon atë. Ca njerëz fshehin ndjenjat duke heshtur dhe akumuluar numër të madh të ankesave për t’i zbrazur ato mbi personin tjetër, kur ai e pret më se paku.

9. Integrimi

Integrimi fokusohet në mbledhjen dhe organizimin e informatave; në të njëjtën kohë stimulon të menduarit kreativ dhe mirëpret perspektiva të ndryshme. Të supozojmë, për shembull, që konflikti ka te bëjë me një shpenzim te madh financiar. Nuk ju pëlqen rrjedha e ngjarjeve, por ju mungojnë faktet dhe shifrat. As personi tjetër nuk e ka informatën e plotë por nuk e sheh të arsyeshme ta ndërrojë kursin. Në vend të vazhdimit të diskutimit ju pajtoheni të integroheni – t’i mblidhni te gjitha informatat në të cilat mund të keni, harroni dallimet dhe vlerësoni ato bashkë me të dhëna të tjera që mund të kontribuojnë drejt zgjidhjes. Integrimi ju shndërron ju dhe kundërshtarin tuaj në aleatë, në misionin e zotërimit të ndërlikueshmërisë së çështjes duke gjetur në këtë mënyrë zgjidhje alternative. Integrimi është shpesh hyrje që i paraprinë bashkëpunimit dhe zgjidhjes së problemit.

Çfarë të thuhet: Apeloi kapacitetit të kundërshtarit për të menduar dhe arsyetuar duke i thënë diçka të tillë: Le t’i zgjedhim ngatërresat tona dhe te shohim se çfarë është duke ndodhur në të vërtetë, - apo - Nuk kemi fakte te mjaftueshme që të diskutojmë rreth zgjidhjes. Ta shpenzojmë energjinë për të mësuar atë që mundemi për këtë.

10. Bashkëpunimi

Bashkëpunimi nënkupton punën e përbashkët drejt zgjedhjes së konfliktit, dhe mundëson mbledhjen e informatave si dhe një lloj zgjidhjeje të problemit. Për të bashkëpunuar, ju dhe kundërshtari juaj duhet te jeni në gjendje si dhe te keni vullnet për të dhënë kontributin në kohë, energji dhe mjete për gjetjen dhe zbatimin e zgjedhjes. Procesi tipik i zgjedhjes se problemit përfshin këta hapa:

1. Definimi i sakte i konfliktit, përfshire këtu të gjitha pjesët,
2. Mbledhja e informatave (integrimi), rritja e numrit të të dhënave për zgjedhje,
3. Kur njohuritë mbi çështjen arrijnë nivelin e pritur, fillo të nxjerresh alternativë,
4. Vlerësoi alternativat. Parashiko përplasjet dhe pasojat për secilën,
5. Siguro pajtim të plotë për alternativen më të mirë (apo kombinimin e alternativave),
6. Implementoje.
7. Vlerësoje. Le të kalojë zgjidhja një provë të arsyeshme. Nëse i tërë apo një pjese e konfliktit mbetet i pazgjidhur, kthehu te hapi 5. Nëse hasë ne zbrazëti informatash, kthehu te hapi 2.

Çfarë te thuhet: Shprehe vetëbesimin në aftësinë tënde për realizimin e gjërave me personin tjetër. Për shembull, thuaj: Që të dytë ne meritojme te ndjehemi mirë në lidhje me atë që ka ndodhur. Kjo do të thotë se do të punojmë njëri pranë tjetrit për të gjetur zgjedhjen më të mire, - apo - Se bashku, nuk mund te deshtojme ne zgjidhjen e kesaj. I kemi mjetet dhe qe te dy jemi te përkushtuar për ta gjete zgjidhjen.

Mëso të bashkëpunosh

Të shohim dialogun e babait dhe të birit të cilët nuk u pajtuan në lidhje me si të kalojnë pushimet:Babai: Nuk çaj kokën se si ndjehesh: do ti kalosh pushimet me ne deshe a nuk deshe! Sa muaj kemi planifikuar për këto pushime, për atë nuk të lejojmë të na i prishësh planet!Biri: Nuk dua të vij me ju, dua të jem me shokët.Babai: Nuk mundem të të lejojë të rrish vetëm në shtëpi, ngase merakosem për ty gjatë tërë kohës së pushimeve. Këtu kemi një situatë konfliktuoze në mes babait dhe të birit. Në rast të problemeve të ngjashme, propozojmë që ato të trajtohen duke përfillë këta hapa:

Së pari: definimi i problemit. Problemi është se babai don që i biri të kalojë pushimet së bashku me të, ndërkaq i biri dëshiron të mbetet me shokët;

Së dyti: të kuptohen idetë dhe mendimet e të tjerëve. Është e rëndësishme të heshtim dhe të dëgjojmë ç’kanë për të thënë të tjerët. Në rastin tonë, biri dhe babai të kuptojnë idetë e njër-tjetrit: këto pushime janë të rëndësishme për babain, kështu që ai don t’i kalojë ato me tërë familjen, por ndërkohë biri nuk don të shkojë me familjen. Në këtë rast, duhet të tregohen mendimet dhe dëshirat e secilit; t’u ipet rast atyre të flasin dhe t’i dëgjosh dhe më pas ti të flasësh e ata të dëgjojnë ty. Tregoju arsyet e qëndrimit tënd, për shembull në këtë rast: Dëshiroj të qëndroj me shokët e mi, sepse kemi ca plane së bashku dhe nuk dua të mungoj.

Së treti: kreativiteti. Do me thënë të gjenden ide dhe zgjedhje të reja për problemin përkatës, duke marrë pjesë në këtë përpjekje të gjithë. Gjatë angazhimit të gjetjes së zgjedhjes kreative përmbahu këtyre rregullave:

* Mos propozo zgjedhje të çuditshme;
* Iki kritikës, ngase ajo vret kreativitetin;
* Përpiqu të mbështetesh në ide të mira dhe të shëndosha, ngase secila ide të çon në një ide tjetër të re;

Në problemin të cilin e morëm shembull, mbase do të arrihej në njërën nga këto zgjedhje:

* Babai mund të propozojë të shkojnë të gjithë në një vend ku do të ishin të pajtimit të gjithë anëtarët e familjes e edhe i biri;
* Biri sugjeron që i biri të rri në shtëpi me një nga të afërmit (në mënyrë që babai të mos merakoset);
* Biri propozon të mbetet në shtëpi për një kohë, me kusht që më vonë t’i bashkangjitet familjes;
* Babai pranon që biri të rrijë me kusht që të kryejë ca punë në shtëpi, si për shembull:
* Kështu bashkëpunimi i anëtarëve të familjes do të jap një zgjedhje të suksesshme të këtij problemi.

Gjuha pozitive

Gjuha me të cilën flasim ndikon nëse ne do të ngujohemi në konflikte apo do t’i ndalojmë ato të cilat janë të panevojshme. Në këtë artikull do të paraqesim disa elemente themelore të gjuhës pozitive. Përdorimi i gjuhës pozitive Gjuha është një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm. Qoftë komunikim gojor apo me shkrim mënyra se si e shpreheni do të ndikojnë që mesazhi juaj të pranohet pozitivisht apo negativisht. Madje edhe kur të kumtoni lajme jo të mira, ndikimi mund të zbutet poqë se përdorni atë që e quajmë gjuhë pozitive. Në këtë artikull do të shohim disa mënyra se si mund të komunikoni në një mënyrë më pozitive nga e cila mund të nxirret bashkëpunimi dhe jo zënka apo kundërvënia. Mos ofroni shumë kritika të ideve dhe mos jepni gjithnjë arsye se përse diçka nuk mund të ndodhë. Jepni sugjerime apo alternativa, dhe mos gjej pikat e dobëta të ideve të të tjerëve. Ju mund të mos keni qëndrime negative gjithnjë, por poqë se përdorni një gjuhë që jep përshtypje negative mund të keqkuptoheni se keni qëndrime negative. Mësoni të shprehni komentet tuaja në mënyra më konstruktive dhe më pozitive. Është shumë lehtë të përdoret gjuha negative. Shumë kush nga ne këtë e bëjnë pa qenë të vetëdijshëm për këtë. Të marrim një shembull se si dikush mund të shprehë një mospranim në dy mënyra: në mënyrën negative dhe atë pozitive. Ta zëmë se babai i drejtohet vajzës së tij pasi që ajo ka kërkuar leje për të festuar marrjen e diplomës me shoqërinë e saj diku jashtë shtëpisë.“Po më vjen keq, por nuk mund të lejoj të shkosh, pasi që nuk më ke dhënë informacion të mjaftueshëm. Të lutna më trego të gjitha në lidhje me vendin ku po shkoni dhe sa do të harxhosh”Ndërsa kjo gjuhë është e sjellshme (ndonëse formale), është tepër negative. Përmban disa fjalë negative – nuk mund, nuk më ke dhënë dhe ka një ton që fajëson vajzën. Krahaso këtë shembull me një gjuhë pozitive. “Urime për diplomën. Duhesh të më tregosh më shumë; ku po shkon, sa do të para do të harxhosh, dhe menjëherë do të të lejojë.”Hetohet se shembulli negativ i thotë personit se çfarë ka bërë gabim dhe nuk thekson gjërat pozitive të cilat duhet të bëhen për të zgjedhur problemin. Në shembullin e gjuhës negative gjithë informata e duhur është aty, por në njëfarë mënyre është e shprehur në mënyrë burokratike, të ftohtë dhe negative. Shembulli pozitiv është krejtësisht i ndryshëm. Ndonëse përmban informatat e njëjta, ka një ton më të pranuar dhe më efikas.

Gjuha negative dhe pozitive

Shprehja dhe gjuha negative shpeshherë ka tiparet vijuese:

* i thotë bashkëbiseduesit se çfarë duhet të bëjë,
* i thotë bashkëbiseduesit se çfarë nuk mund të bëjë,
* ka një ton fajësues,
* përmban fjalë të tilla si: nuk mundet, nuk do të, s’ka mundësi, që i tregon bashkëbiseduesit se çfarë nuk mund të bëjë,
* nuk thekson veprimet pozitive që do të kishin pasoja pozitive.

Shprehja dhe gjuha pozitive ka cilësitë vijuese:

* i thotë bashkëbiseduesit se çfarë mund të bëjë,
* propozon alternativa dhe zgjedhje të mundshme,
* tingëllon inkurajuese dhe jo formale,
* thekson veprimet dhe pasojat pozitive që mund të priten.

Përfundim

Gjuha negative përçon imazh të keq te bashkëbiseduesi dhe tek të tjerët përreth. Nganjëherë ajo shkakton konflikt dhe kundërvënie kur nuk është e nevojshme dhe kur askush nuk e do atë. Ushtroni gjuhën pozitive dhe do të jeni më të suksesshëm në konflikte të cilat do t’i zbutni dhe do t’i kaloni sukses.
**********************************************************************************************


10 fobitë më të çuditshme....

Shumë njerëz kanë frikë nga objekte apo fenomene të ndryshme, si lartësia, vdekja, uji, retë, luftërat e plot të tjera. Këto frikëra, kur bëhen të
paarsyetuara dhe të tepruara, shndërrohen në fobi.
Shumë persona humbasin vetëkontrollin dhe e kanë të pamundur të rregullojnë veten. Frika nga diçka përtej gjendjes normale dhe një mendjeje të shëndoshë quhet fobi.

Frika në një nivel të caktuar dhe nga diçka e arsyeshme është racionale. Por disa njerëz kanë fobi nga gjëra të zakonshme, të cilat mund të jenë pjesë e jetës së përditshme, ose janë shumë pak dëmprurëse për t’u patur frikë. Disa prej tyre madje as nuk mund të shmangen nga rutina e përditshme.


Më poshtë po rendisim një listë me 10 fobitë më të çuditshme dhe të rralla:

Ablutofobia
Frika nga larja, pastrimi dhe të bërit banjë. Zakonisht gjendet te gratë dhe fëmijët që nuk janë të qendrueshëm emocionalisht.

Korofobia
Kërcimi është shprehje e gëzimit dhe haresë. A mund të ketë kush frikë nga kërcimi? Po, njerëzit e kanë edhe këtë fobi!

Koumpounofobia
Mund të frikësohet njeri nga kopsat? Koumpounofobia është frika nga kopast. Njerëzit që vuajnë nga kjo mund të frikësohen edhe nga objekte të ngjashme, si disqe, monedha etj.

Arakibutirofobia
Një tjetër fobi e çuditshme dhe qesharake është frika kur gjalpi i kikirikut të ngjitet në qiellzën e gojës. Kjo quhet Arakibutirofobi. Njerëzit që vuajnë nga ky problem nuk hanë gjalp kikiriku.

Fobofobia
Kjo është interesante: fobia nga fobia. Dikush mund të ketë frikë se mos i krijohet ndonjë fobi, çka është fobi në vetvete. Kjo është më tepër një gjendje psikologjike, sesa fobi e mirëfilltë.

Estiofobia
Një fobi shumë e çuditshme është Esitofobia, ose frika nga robat. “Viktimat” nuk vuajnë nga të gjitha llojet e robave, por vetëm nga disa tipe dhe materiale. Vërehet te njerëzit e shëndoshë dhe ata në moshë të mesme. Ata mendojnë se robat i bëjnë të duken të leckosur e të lënë pas dore.

Kaliginefobia
E imagjinoni dot dikë që ka frikë nga e bukura? Po, ka plot njerëz që i frikësohen femrave të bukura dhe kjo quhet Kaliginefobi. Gjendet më tepër tek adoleshentët dhe burrat me orientime seksuale jo të drejta.

Skopofobia
Skopofobia është frika nga të qenët i shikuar. Është vërtet e çuditshme, pasi çdokush mund të shohë çdokënd në një çast të caktuar kohe. Prandaj kjo mund ta bëjë vuajtësin të ndërpresë marrëdhëniet sociale.

Eufobia
Normalisht, të gjithë i presim krahëhapur lajmet e mira. Por disa njerëz ndjehen të frikësuar kur dëgjojnë të tilla lajme. Në fakt, frika nuk qëndron tek vetë lajmi i mirë, por tek pasojat (e imagjinuara). Vuajtësi beson se pas çdo lajmi të mirë vjen përherë një i keq.

Alodoksafobia
E fundit, por jo nga rëndësia, njerëzit kanë frikë nga opinionet e të tjerëve. Sidomos mbi mendimet e të tjerëve rreth personalitetit të tyre, veshjes, punës, shtëpisë... gjithçkaje.