Get graphics at Nackvision.com


English Books


*********************************************************************************
English Books:

http://www.mediafire.com/?94azo77895jkghf ----English Grammar at a Glance

http://www.mediafire.com/?098uiw8mq92pfgp --An introduction to english phonetics

http://www.mediafire.com/?by3gyag8mdtm1uv ---An Introduction to English Morphology

http://www.mediafire.com/?2vx14q1lqvjsjb1 ---Keshilla nje perkthyesi te ri pjesa I

http://www.mediafire.com/?j4gc1by7ys1u92w -----What teacher need to know about taching methods

http://www.mediafire.com/?yt0s4sii2bj3vp3 -----English Syntax Radford 2004

*********************************************************************************


*********************************************************************************
Nese deshironi t'i shihni fotot klikoni mbi foto










****************************************************************





Të gjithë personat që kërkojnë punë i kushtojnë vëmendje të rëndësishme curriculum vitae-s. Ata përpiqen të fusin në atë letër të gjithë eksperiencat në punë, duke i zbukuruar ndonjëherë më shumë seç duhet ngjarjet, me qëllim që t’i bëjnë përshtypje drejtuesve.   Megjithatë, pavarësisht kësaj ndodh që drejtuesit e burimeve njerëzore mund të bëjnë përzgjedhjen në bazë të disa kritereve të paparashikueshme.   Kështu, revista amerikane "Reader's Digest Magazine" ka marrë mendimin e disa profesionistëve të burimeve njerëzore të disa kompanive të mëdha në Amerikë, transmeton TCH.   Ja cilat janë disa prej deklaratave të lëshuara prej drejtuesve të burimeve njerëzore, për të cilat kandidatët që duan të zënë një vend të mirë pune duhet t'i shohin me kujdes.  
 1. Kur kërkon një vend pune, e rëndësishme është të kesh të njohur brenda kompanisë. Nuk ka rëndësi se sa e shkëlqyer është CV-ja jote apo sa e gjatë është eksperienca në punë.    
2. Mos hyr direkt në kontakt me burimet njerëzore, por më mirë është të gjesh mundësinë të lidhesh direkt me menaxherin që merret me punësimin.    
3. Mos i bini shumë gjatë me CV-në sepse shpesh ajo nuk lexohet deri në fund. 
   4. Kur një kandidat rezulton më shumë se 6 muaj i papunë, atëherë ka pak shanse për punësim. Kjo nënkupton se kompani të tjera nuk e kanë punësuar për motive të ndryshme.   
 5. Kujdes me adresat e e-mailit. Nëse zgjidhni terma interesante mund të bini në sy...p.sh: xhinipelqenpijen@...   
 6. Nëse je rreth moshës 50-60 vjeç, evito të shkruash në CV vitin kur je diplomuar.   
 7. CV nuk duhet të jetë në më shumë se dy faqe me germa të lexueshme.  
  8. Mos përdorni shumë ngjyra në CV. Pak janë OK, por kur bëhet si vizatim i fillores, atëherë kthehet në qesharak dhe askush nuk e lexon./FRI/